Zjarri shkrumbon banesën në Shkopet, dëme të mëdha/ Akoma nuk jeni siguruar?!
Zjarret në banesa dhe biznese janë bërë thuajse të përditshme duke u shndërruar në një fenomen vërtetë shqetësues.
Rasti më i fundit vjen nga Shkopeti aty ku flakët kanë shkrumbuar një banesë, e cila ka dalë totalisht jashtë funksionit.
Një shkëndijë është shfaqur në njërën dhomë duke u përhapur më pas në të gjithë shtëpinë.
Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz ndërsa ato materiale janë të mëdha.
Rëndësia e të qënurit “i siguruar”
Jeta ka shpeshherë të papritura dhe rreziqe që mund të dëmtojnë pronën tonë dhe të na shkaktojnë probleme të mëdha financiare.
Nëse duam që të mos cënojmë buxhetin tonë familjar duke mos paguar asnjë qindarkë në rast dëmi, Sigurimi i Shtëpisë është një domosdoshmëri.
Çfarë mbulon Sigurimi i Shtëpisë?
Dëmet e mbuluara:
- Zjarri
- Rrufeja
- Eksplozioni
- Rënia e objekteve fluturuese nga lart
Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:
- Tërmeti
- Breshëri
- Përmbytja
- Stuhia, etj.
Sigurimi i Shtëpisë përfshin disa lloje mbulimi:
GODINËN: E gjithë ndërtesa dhe të gjitha punimet me mure e me dritare, duke përfshirë edhe dritaret e bravat, si dhe themelet e bodrumeve;
SENDET PERSONALE: Mobiljet, orenditë, pajisjet, rrobat e çdo gjë që shërben për përdorim në shtëpi, për përdorim personal dhe për përdorim zyre private;
Ku mund ta blej Sigurimin e Shtëpisë?
- Pranë çdo zyre të një prej 8 kompanive të Sigurimit të Jo-Jetës në Shqipëri
- Një pjesë e mirë e tyre e ofrojnë edhe online, përmes webiste-ve të tyre
Sa kushton Sigurimi i Shtëpisë?
Sigurimi i Shtëpisë nga Zjarri dhe rreziqet shtesë nuk kushton më shumë se 1 euro për metër katror.
Sigurim do të thotë dinjitet dhe pavarësi
Ka ardhur momenti që ne, shqiptarët, ashtu si të gjithë qytetarët e botës, të bëhemi të përgjegjshëm, të pavarur dhe me dinjitet duke u bërë pjesë e një komuniteti që vlerëson sigurinë dhe përgjegjësinë.
Sigurimi i Pronës nuk është vetëm një veprim i zgjuar financiar, por edhe një shenjë e kujdesit dhe respektit ndaj vetes dhe të tjerëve.
Duke patur një policë sigurimi ne bëhemi qytetarë të pavarur dhe dinjitozë, pa patur nevojë të trokasim dyerve të institucioneve për ndihmë apo të presim disa vite për rikuperimin e dëmit.
Le të sigurojmë pronën, le të sigurojmë të ardhmen tonë…