Humbjet e siguruara nga katastrofat natyrore gjatë 2023-shit tejkalojnë 100 miliardë dollarët

Instituti “Swiss Re” zbulon se, humbjet e siguruara nga katastrofat natyrore, në nivel global, kaluan 100 miliardë dollarët gjatë vitit 2023, shifër kjo që arrihet për të katërtin vit radhazi.

Humbjet totale të siguruara arritën arritën në 117 miliardë dollarë, me katastrofat natyrore që përbëjnë 108 miliardë dollarë dhe katastrofat e shkaktuara nga njeriu përbëjnë pjesën tjetër.

Tërmeti në Turqi dhe Siri, stuhitë e forta dhe përmbytjet në disa shtete janë “kontribuesit” kryesorë në këtë shifër.

Duke qenë katastrofa natyrore më shkatërruese e vitit, tërmeti në Turqi dhe Siri shkaktoi humbje të siguruara prej 6.2 miliardë dollarësh, sipas Swiss Re.

Viti u shënua edhe nga një frekuencë e lartë ngjarjesh me142 katastrofa natyrore të siguruara vendosën një rekord të ri.

Swiss Re shpjegon se shumica ishin me ashpërsi mesatare, duke rezultuar në humbje prej 1-5 miliardë dollarë.

Nga ato 30 ngjarje, 21 ishin SCS, një nivel i ri i lartë, që përbën 64 miliardë dollarë humbje të siguruara.

Swiss Re vëren se ekspozimet në rritje për shkak të rritjes ekonomike dhe të popullsisë, urbanizimit dhe akumulimit të pasurisë “mbeten forca kryesore” pas rritjes së humbjeve të lidhura me efektet e ndryshimeve klimatike, të cilat mund të përkeqësojnë trendin.

“Një bashkëpunim me siguruesit kryesorë, shoqatat e sigurimeve dhe sektorin publik mundëson një shkëmbim të dhënash i cili është kyç për zbutjen e rrezikut të përbashkët”, thotë Swiss Re.

Kujtojmë se gjatë vitit 2023, humbjet totale ekonomike arritën në 291 miliardë dollarë, nga të cilat 280 miliardë vinin nga katastrofat natyrore.

SHQIPËRIA DHE RREZIKU NGA FATKEQËSITË NATYRORE

Ndryshimet klimatike po ndikojnë përherë e më shumë mbi natyrën dhe jetën e mbarë botës por edhe të vendit tonë, Shqipërisë, edhe pse vetëm 28 mijë kilometra katrorë.

Madje Shqipëria klasifikohet si një ndër vendet më të rrezikuara nga fenomenet ekstreme të ndryshimeve të klimës.

Për këtë arsye, vazhdimisht, ekspertët e sigurimeve kanë apeluar tek qytetarët të sigurojnë shtëpitë dhe pronat e tyre në mënyrë që impakti i katastrofave natyrore të mos rëndonte buxhetet familjare por edhe ato të shtetit.

Impakti i sigurimit të pronës do të sillte përfitime të shumta fiskale dhe përfitime për familjet, bizneset dhe qeverinë. Pasi qëllimi i Sigurimit të Pronës, Shëndetit e çdo gjëje tjetër me vlerë është të minimizojë kostot e mundshme të katastrofave natyrore dhe me natyrë njerëzore në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.

Në rastin e familjeve: Aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.

Në rastin e bizneseve: Aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë impaktin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.

Në rastin e qeverisë, sigurimi i pronës do të ndihmojë në reduktimin e detyrimeve të mundshme financiare që lindin si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore. Do të mundësojë akses ndaj likuiditeteve të menjëhershme pas rasteve të fatkeqësive. Do të ndihmojë të zbusë impaktet e padëshiruara nga rreziqet natyrore në stabilitetin fiskal dhe rritjen ekonomike.

Cili sigurim më mbron automjetin tuaj nga fatkeqësitë natyrore?

Përgjigja është e thjeshtë: Siguracioni KASKO, si i vetmi siguracion automjeti që mbulon gabimet tuaja, gabimet e të tjerëve por dhe gabimet e natyrës!

Çfarë mbulon konkretisht Siguracioni KASKO?

Përveç Katastrofave natyrore, KASKO ju mbron automjetin edhe nga:

• Dëmtime Aksidentale
• Thyerja e xhamave
• Zjarr, Rrufe, Eksplozion
• Vjedhja
• Dëmtim ne parkim nga mjet tjetër
• Dëmtimi nga akte keqdashëse

Mos i lini asgjë ratësisë. Siguroni sot shëndetin, pronën dhe automjetin tuaj dhe mos mendoni për paratë kur të prekeni nga ngjarje të papritura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *