767 aksidente rrugore, 75 viktima dhe 976 të plagosur në 6 muajt e parë të vitit…Shkaqet, pasojat financiare/ Pse duhet të sigurohemi?

Siguria rrugore vijon të jetë një nga çështjet problematike dhe që kërkon më shumë vëmendjen e autoriteteve.

 

Sipas të dhënave nga INSTAT, në Shqipëri, gjatë periudhës janar-qershor 2024, janë regjistruar 767 aksidente rrugore, me pasojë 976 të plagosur dhe 75 viktima.

 

Ndërsa vdekshmëria në aksidente rrugore për këtë 6-mujor është 9,8 për 100 aksidente.

 

Në botë, vdekjet nga aksidentet rrugore vazhdojnë të rriten me miliona raste çdo vit duke u rënditur si shkaku i 8-të kryesor i humbjes së jetës përgjatë të gjitha popullsive dhe të të gjitha grup-moshave.

 

Dhjetëra milionë më shumë dëmtohen ose mbeten të paralizuar çdo vit, njerëz që vuajnë si pasojë e aksidenteve rrugore shpesh duke i ndryshuar atyre rrjedhën normale dhe të shëndetshme të jetëve të tyre si pasojë e efekteve afatgjata dhe/ose të pakthyeshme.

 

Këto humbje peshojnë jashtëzakonisht shumë mbi familjet dhe shoqëritë.

 

Dëmet e paguara nga Kompanitë e Sigurimeve për sigurimet motorrike

 

Sipas të dhënave zyrtare të AMF-së, dëmet për sigurimet motorrike (TPL) për periudhën janar-qershor 2024, u rritën me 24.53% (2,9 miliardë lekë) krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë 2023, duke zënë 70.56% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

 

Përse duhet të sigurohemi?

 

Sado të kujdesshëm të tregohemi dhe sado masa të kemi marrë, aksidentet ndodhin!

 

Edhe nëse vetë ja hedhim paq, shpesh përfundojmë të paditur nga ana e palëve të dëmtuara, çka mund të shkaktojë edhe pasoja serioze financiare.

 

Për këtë arsye, Sigurimi “TPL” nuk duhet thjesht për t’ja treguar policit në rrugë. Në rast aksidenti, ky sigurim ju garanton mbrojtje fianciare larshi palëve të treta. Dhe në mungesë të një sigurimi të tillë, çdo shpenzim do duhet ta paguani nga xhepi juaj.

 

TPL, ose Sigurimi i detyrueshem i mjetit motorrik, mbulon dëmet qe i shkaktohen palëve të treta gjatë përdorimit te mjetit motorrik me pasojë dëmtime të pronës, dëmtime trupore, përkeqësimin e shëndetit apo edhe humbjen e jetës.

 

Sigurimi mbulon edhe dëmet ndaj personit dhe pronës qe mund tu shkaktohen këmbësorëve, çiklistëve dhe personave të tjetë që lëvizin në rrugë, vete strukturave te rrugës dhe pasurive përreth si psh koshi i plehrave, shtyllat, dyqanet etj).

 

LIMITET E PËRGJEGJËSISË

 

Sigurimi TPL është sigurim përgjegjësie dhe sigurim solidar, që ka për qëllim që të paguajë dëmet që shkaktohen të tretëve nga pakujdesia e drejtuesit të mjetit ose problemet në rrugë.

 

Duhet dalë e qartë se çfarë rrezikohet nga mungesa e një sigurimi TPL.

Gjoba që vendoset nga policia është gjëja më minimale që mund të ndodhë në rast mospajisje me këtë siguracion.

 

  • Për një autoveturë, pronari/drejtuesi i mjetit rrezikon deri në 55 milionë lekë të reja pagesë dëmesh, që do ti kërkohen nga kompania përgjegjëse e sigurimit që ka paguar të demtuarit.

 

  • Për një furgon apo autobus për transport pasagjerësh, rrezikon deri në 150 milionë lekë pagesë dëmesh.

 

  • Për kamionë që tranportojnë lënddë të rrezikshme, rrezikon deri në 200 milionë lekë pagesë dëmesh.

 

SIGURIMI KASKO

 

Nëse doni të mbroni mjetin tuaj edhe ne rastet kur ju jeni shkaktar i aksidentit, atëherë mjeti duhet të ketë siguracionin KASKO.

 

Ky siguracion mbulon të gjitha llojet e dëmeve aksidentale në rrugë, ndërsa është vetë klienti që përzgjedh rreziqet për të cilat mendon se mejti i tij është më i rrezikuar.

 

Ky sigurim, ndryshe nga sigurimi i detyrueshëm TPL, mbulon rastet në të cilat klienti është fajtor/shkaktar i dëmit.

 

KASKO mbulon:

 

  • Dëmtimet Aksidentale
  • Thyerjen e xhamave
  • Zjarri, Rrufeja, Eksplozioni
  • Katastrofat Natyrore
  • Vjedhja
  • Vjedhja e pjesshme
  • Dëmtim ne parkim nga mjet tjetër
  • Dëmtimi nga akte keqdashëse

 

Përjashtohen dëmshpërblimet në rastet:

 

  • E përdorimit të alkolit dhe substancave narkotike.
  • Emrat e përdoruesve shkaktar të dëmit, nuk figurojnë në policë
  • Dëmet e shkaktuara nga persona që përdorin mjetin pa pasur leje drejtimi
  • Dëmet që pëson mjeti motorrik si pasojë e pjesëmarrjes në gara sportive
  • Dëmet që pëson mjeti motorrik në rrugë të painventarizuara
  • Dëmet e shkaktuara në mjetin e bllokuar nga Organet e Shtetit
  • Dëmet e shkaktuara nga transporti i lëndeve Radioaktive

 

Kujdes!

 

Mos pranoni fajin në aksident nëse ju nuk jeni fajtori dhe mos iu drejtoni palëve të treta për dëmshpërblim por vetëm kompanisë së sigurimit ku jeni të siguruar.

 

Duke iu drejtuar palëve të treta, duke zgjedhur ndërmjetës nuk bëjnë gjë tjetër veçse humbasin gjysmat e parave që u takojnë. Ndoshta i humbasin edhe fare sepse raste kur avokatët ua kanë marrë të gjitha lekët dhe nuk u kanë dhënë asgjë. Dhe tani vazhdojnë ti ndjekin me gjyqe.

 

Drejtohuni në kompanitë e sigurimeve. Nëse kompania nuk ju paguan brenda afatit të caktuar nga momenti që ti dorëzon dokumentat, që është maksimumi tre muaj, atëherë drejtohu gjykatës.

 

Zgjidheni problemin brenda kompanisë së sigurimit, kërkon vlerën që të takon dhe vijo jetën normalisht. Kjo është e drejtë e ligjshme që i takon secilit të dëmtuar në një aksident.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *