Çfarë mësuam nga zjarret e orëve të fundit dhe pse Sigurimi i Pronës vlen në çdo moment
Zjarret e orëve të fundit në Shëngjin, ku disa biznese dhe banesa u përfshinë nga flakët dhe zjarri i mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës ku u dogj një fabrikë, nxorrën edhe një herë në pah se sa të rrezikuar jemi gjatë gjithë kohës.
Por ngjarje të tilla kanë nga pas edhe kosto të larta financiare.
Dhe nëse duam që të mos cënojmë buxhetin tonë familjar duke mos paguar asnjë qindarkë në rast dëmi, Sigurimi i Pronës është nevojë imediate.
Çfarë mbulon Sigurimi i Pronës?
Dëmet e mbuluara:
- Zjarri
- Rrufeja
- Eksplozioni
- Rënia e objekteve fluturuese nga lart
Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:
- Tërmeti
- Breshëri
- Përmbytja
- Stuhia, etj.
Sigurimi i Pronës përfshin disa lloje mbulimi:
PASURITË E PALUAJTSHME që përfshijnë (banesat, njësitë tregtare dhe industriale), pasurinë e luajtshme, e cila përfshin (Makineri, pajisje, inventar ekonomik,lëndë e parë, mallrat etj).
SENDET PERSONALE: Mobiljet, orenditë, pajisjet, rrobat e çdo gjë që shërben për përdorim në shtëpi, për përdorim personal dhe për përdorim zyre private;
Çfarë dokumentesh më duhen për të bërë Sigurimin e Pronës?
- Kopje e certifikatës së pronësisë;
- Foto të shtëpisë nga brenda dhe jashtë.
A më mbulon Sigurimi i Shtëpisë edhe dëmet që mund ti shkaktojë pronës së fqinjit?
Me Sigurimin e Përgjegjësisë Ndaj Palëve të Treta, ju mund të qëndroni të qetë nëse si pasojë e një zjarri apo përmbytjeje në pronën tuaj, dëmtohet edhe prona e fqinjit.
Të gjitha përgjegjësitë ligjore dhe financiare mbulohen nga kompania e sigurimit pasi polica juaj e sigurimit do të shërbejë për riparimin e dëmeve të shkaktuara në pronën e fqinjit.
Ku mund ta blej Sigurimin e Pronës?
- Pranë çdo zyre të kompanive të sigurimit në qytetin tuaj,
- Edhe Online, pasi sot shumë kompani mundësojnë blerjen e çdo siguracioni edhe përmes celularit apo laptopit tuaj.
Sa kushton Sigurimi i Pronës në Shqipëri?
Sigurimi i Pronës kushton jo më shumë se 1 euro për metër katror.
Sigurohuni dhe jetojeni jetën të qetë