“Karton Jeshil” + “Shëndet në Udhëtim”, për sigurinë tuaj gjatë çdo udhëtimi jashtë Shqipërisë
Gushti ka nisur dhe shumë prej nesh kanë marrë tashmë pushimet.
Disa i kanë nisur tashmë, me zonat bregdetare që mbeten destinacionet e preferuara. Ndërsa shumë të tjerë preferojnë të pushojnë jashtë Shqipërisë.
Por rrugët e shteteve të tjera, të panjohura për ne, përmbajnë jo pak risqe, ndaj çdokush që kalon kufirin shqiptar duhet të ketë në makinë siguracionin “Karton Jeshil”.
Kohëzgjatja e “Kartonit Jeshil” mund të jetë 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit, në varësi të ditëve të qëndrimit tuaj jashtë Shqipërisë.
ÇFARË MBULON?
“Karton Jeshil” mbulon dëmet materiale dhe shëndetësore që mund t’u shkaktohen palëve të treta, si rezultat i përdorimit të automjeteve me targa shqiptare jashtë territorit të Shqipërisë nga mbajtësit e mjeteve motorike.
Nëpërmjet këtij sigurimi ju transferoni përgjegjësinë tek kompania e sigurimit e cila merr përsipër çdo dëm material dhe shëndetësor që mund tu shkaktoni palëve të treta, por edhe për dëmet shëndetësore që pësojnë pasagjerët në mjetin tuaj.
SHTETET KU VLEN
Belgjikë, Zvicër, Republika Çeke, Danimarkë, Francë, Finlandë, Mbretëri e Bashkuar, Greqi, Irlandë, Luksemburg, Norvegji, Holandë, Suedi, Sllovaki, Gjermani, Itali, Spanjë, Hungari, Portugali, Serbi, Austri, Poloni, Turqi, Rumani, Izrael, Marok, Tunizi, Islandë, Bullgari, Maltë, Estoni, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovina, Andorra, Qipro, Moldavi, Ukrainë, Letoni, Bjellorusi, Lituani, Rusi, Mali i Zi, Azerbajxhan.
Por mos u mjaftoni vetëm me sigurimin e detyrueshëm të makinës. Mendoni edhe për shëndetin tuaj.
Kur udhëtojmë, sigurimi “Shëndet në Udhëtim” është një aleat i pazëvendësueshëm, madje kërkohet nga shumë shtete si dokument plotësues gjatë udhëtimit.
Kjo policë sigurimi ju mbron nga ngjarjet e paparashikuara shëndetësore që mund t’ju ndodhin gjatë qëndrimit tuaj jashtë vendit.
ÇFARË PËRFSHIN
– Vizita mjekësore urgjente
– Shpenzimet për medikamentet mjekësore
– Trajtime spitalore urgjente
– -Riatdhesim
DËMET E MBULUARA
– Sëmundje akute
– Aksidente
– Humbja e jetës
Këto siguracione ofrohen tashmë edhe online nga shumë prej kompanive të sigurimit që operojnë në Shqipëri.
UDHËTONI TË QETË KUDO NË EUROPË DUKE PATUR SIGURACIONET E DUHURA.