“Tregu i sigurimeve është i konsoliduar”/ Hajdarmataj: Por vazhdojmë të sigurohemi vetëm kur detyrohemi

Shqiptarët kanë paguar më shumë për të siguruar pronat, jetën, shëndetin dhe automjetet përgjatë 6-mujorit të parë të vitit.

 

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, tregojnë se në periudhën janar-qershor 2024, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit kapën vlerën  e 11,8 miliardë lekë, rreth 833 milionë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Gjithashtu, numri total i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në mbi 699,000 në fund të qershorit.

 

Në një intervistë për A2 CNN, Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, Mimoza Hajdarmataj shprehet ndër të tjera se, tregu i sigurimeve në Shqipëri është tashmë i konsoliduar, si sa i përket primeve të shkruara ashtu edhe dëmeve të paguara.

 

“Tregu po shëndoshet. Mund të themi se është një treg i konsoliduar, qoftë edhe nga ana e marrjes në sigurim, qoftë edhe për dëmshpërblimit në rast se ngjarjet ndodhin. Kështu që le të themi se është një treg në rritje. Por jo aty ku duam të jemi duke marrë parasysh edhe alarmet e Bankës Botërore përsa i përket rrezikshmërisë së lartë me Shqipërinë që është e “shënjestruar” sa i përket katastrofave natyrore”, shprehet Hajdarmataj.

 

Sa i përket Sigurimit vullnetar, gjatë 6-mujorit u shënua një rënie me 5.2% krahasuar me 6 mujorin 2023.

“Shqiptarët janë të pritur të sigurohen vetëm për produke që janë me detyrim. Siç është ai në transport, TPL e famshme. Sigurimi i Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta.

 

Të frikësuar nga situata aktuale në sezonin e verës, një ndër faktorët që ndikoi në sigurimin vullnetar është dhe sigurimi nga zjarret dhe fatkeqësitë.

Për këtë arsye, sipas saj, teksa Shqipëria mbetet një vend i rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore, një ligj që e bën të detyrueshëm Sigurimin e Pronës, do të ishte i nevojshëm.

“Në momentin që themi se Shqipëria është një vend i rrezikuar absolutisht është i detyrueshëm një ligj bazë për ta bërë pse jo të detyruar. Sepse ne po e shohim një kulturë të trashëguar, shumë të cunguar, përsa i përket sigurimeve. Duke i konsideruar si taksë apo si përgjegjësi të shtetit për të na ndihmuar në rast se na ndodh fatkeqësia”.

Intervista:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *