Rëndësia e kulturës së mbrojtjes financiare dhe sigurimet/ Shoqata e Siguruesve leksion në Universitetin “Epoka”

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë zhvilloi një leksion të hapur me studentët e Universitetit Epoka, me fokus edukimin mbi sigurimet, menaxhimin e riskut dhe rëndësinë e kulturës së mbrojtjes financiare.
Gjatë bashkëbisedimit të studentëve me znj Mimoza Hajdarmataj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës, u diskutua mbi rolin e sigurimeve në jetën e përditshme, ndërgjegjësimin për risqet dhe nevojën për edukim financiar tek të rinjtë. Studentët treguan interes dhe pjesëmarrje aktive në diskutime, duke e kthyer aktivitetin në një mundësi të vlefshme informimi dhe ndërveprimi.
Shoqata e Siguruesve mbetet e angazhuar në promovimin e edukimit mbi sigurimet dhe afrimin e të rinjve me njohuritë financiare dhe profesionale të së ardhmes.

POSTIMI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *