Europa nën ujë – Ndryshimet klimatike po e bëjnë natyrën më “tekanjoze”/ Pse na nevojitet Sigurimi i Pronës dhe ai KASKO
Reshjet e dendura dhe stuhitë kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa pjesë të Europës, si Italia e Veriut, Franca dhe Gjermania, Holanda apo Belgjika.
Reshjet e shiut nisën mbrëmjen e së enjtes dhe vazhduan të pandërprera deri në mbrëmjen e së premtes, duke zgjatur plot 24 orë me intensitet të qëndrueshëm.
Fenomenet e ndryshme natyrore, që për shkak të ndryshimeve klimatike janë bërë më të shpeshta dhe më të dhunshme, janë një sinjal për çdo qytetar apo biznes mbi rëndësinë që kanë sigurimet.
SIGURIMI NGA FATKEQËSITË NATYRORE
Teksa ndjekim lajmet për ngjarjet që ndodhin në Europë dhe botë, nuk duhet harruar fakti se, Shqipëria është shteti më i rrezikuar nga katastrofat natyrore në kontinent.
Ekspertët ndërkombëtarë e kanë vendosur vendin tonë me rreth të kuq, me probabilitet të lartë risku, 8.46 nga 10 që është koeficienti maksimal.
Për këtë arsye, shpeshherë kemi apeluar mbi rëndësinë që ka Sigurimi nga fatkeqësitë natyrore pasi “kapriçiot” e natyrës mund të shkatërrojnë shtëpi, makina, biznese dhe të mbjella, duke çuar këdo drejt një kolapsi financiar.
Sigurimi i Pronës
Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet nga një sërë burimesh, si:
- Zjarri,
- Tërmeti,
- Përmbytja,
- Stuhia,
- Breshëri,
- etj.
Sigurimi KASKO
Sigurimi KASKO është sigurimi vullnetar që mbron automjetin tuaj edhe nga fatkeqësitë natyrore.
Rreziqet që mbulon:
- Dëmtimet aksidentale
- Thyerja e xhamave
- Zjarr, rrufe, eksplozion
- Katastrofa natyrore
- Dëmtim në parkim pa autor
- Vjedhje e pjesshme
- Vjedhja e plotë
- Aktet keqdashëse
- Shërbim GPS
Sipas përllogaritjeve të fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria humb çdo vit si pasojë e fatkeqësive natyrore (zjarre, përmbytje, tërmete) mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë. Ndërkohë, gati 5,000 shqiptarë dëmtohen ekonomikisht nga fatkeqësitë natyrore çdo vit.
Pse është i rëndësishëm Sigurimi ndaj Katastrofave Natyrore?
- Garanci financiare: Fatkeqësitë natyrore mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në pronën dhe asetet tuaja. Sigurimi ndihmon në zbutjen e ndikimit financiar duke ju mundësuar fonde për riparimin ose zëvendësimin e sendeve të dëmtuara ose të shkatërruara.
- Mbrojtje e përfshirë: Sigurimi ofron një mbulim të gjerë për dëmet e shkaktuara nga tërmetet, përmbytjet, stuhi të forta dhe katastrofat e tjera natyrore.
- Parandalim dhe këshilla: Përveç sigurisë, kompanitë e sigurimeve këshilla për parandalimin e dëmeve, duke ju ndihmuar të reduktoni rreziqet e katastrofave natyrore.
- Asistencë 24 orë të ditës në 7 ditë të javës: Ekipet e ekspertëve të kompanive të sigurimit janë të gatshëm në çdo kohë për të ofruar ndihmë dhe këshilla gjatë emergjencave të katastrofave natyrore.
- Rindërtimi pas dëmeve: Nëse dëmet ndodhin, kompanitë e sigurimit janë aty për t’ju ndihmuar në procesin e rindërtimit, duke ju kthyer prapë në kushte të sigurta.
MOS HARROJMË! Sigurimet e bënjë individin shumë të fuqishëm dhe të pavarur. Sepse, ekzistenca e një kontrate sigurimi është shumë më e fuqishme se çdo kontratë tjetër. E nënshkruar nga të dyja palët ajo gjithmonë do të japë zgjidhje, duke mos e detyruar qytetarin të endet zyrave të institucioneve për të kërkuar ndihmë.
Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri, të konsoliduara prej vitesh tashmë, ofrojnë mbulimime të caktuara, sipas problematikave klimaterike të zonës ku jetoni apo zhvilloni aktivitetin tuaj.
Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar ne kthejmë banesat, bizneset dhe automjetet tona në gjendjen e mëparshme, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë!