• Kreu
  • Rreth Nesh
    • Historik i shkurtër
    • Struktura
    • Anëtarët
    • Bashkepunime Institucionale
  • Legjislacioni
    • Ligje
    • Akte nenligjore
  • Edukimi Financiar
    • Edukimi i Konsumatorit
    • Trajnime
    • Fjalori i Termave
  • Publikime
    • Newsletter
    • Statistika mbi tregun e sigurimeve
    • Gjeografia e Tregut të Sigurimeve
  • Media
    • Shkrime
    • Prezenca ne Media
    • Galeria e fotove
  • Kontakt
2025
2024
2023
2022
2021
2020
2019
2025

Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për vitin 2025

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për vitin 2025 kapën vlerën 27,090  milionë lekë, ose 10.54% më shumë se në vitin 2024. Gjatë vitit 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,676,640 me një rritje prej 5.07% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.99% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.99% dhe risigurimi me 0.025%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 37.62% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 62.38% të totalit të tregut.

Gjatë vitit 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 8,591 milionë lekë, ose 0.75% më pak se në vitin 2024.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për vitin 2025 kapën vlerën 6,537 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 4.78% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë vitit 2025 arritën rreth 16,900 milionë lekë, ose 12.22% më shumë se në vitin 2024.

Produkti MTPL e brendshme, në vitin 2025, pati një rritje prej 13.32% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 6.85% krahasuar me vitin 2024.
Produkti Karton Jeshil në vitin 2025 pati një rritje prej 8.19% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje të numrit të kontratave prej 3.99% krahasuar me vitin 2024.
Produkti Sigurim Kufitar, në vitin 2025, pati një ulje 0.64% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me vitin 2024 dhe numri i kontratave u ul me 1.28%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë vitit 2025 arritën rreth 10,191 milionë lekë, 7.88% më shumë se vitin 2024. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 10.00 % krahasuar me vitin 2024.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë vitit 2025, patën një rritje me 5.20% kundrejt vitit 2024.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë vitit 2025 siguruan mbi 4,179 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 67.63%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 22.63% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë vitit 2025, pati një rritje prej 10.25% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 8.85% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me vitin 2024.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë vitit 2025, arritën në rreth 1,444 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 3.71% në krahasim me vitin 2024.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë vitit 2025, arritën rreth 2,435 milionë lekë, ose 17.62 % më shumë se vitin 2024.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë vitit 2025 u ulën me 0.75% krahasuar me vitin 2024. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 6,537 milionë lekë, apo 76.09% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Dëmi Mesatar i Paguar në sigurimin Motorik

EmërtimiVlerat (në 000 lekë)Ndryshimi
(në %)
Viti2024202525/`24-1
Dëmi mesatar
  MTPL e brendshme                            156                   1666.45
  Karton jeshil                            892                   621(30.31)
   Kasko                            113                   1162.50

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për vitin 2025, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për vitin 2025, ju lutemi klikoni këtu.

2024

Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për vitin 2023

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për  vitin  2023 kapën vlerën 22,897 milionë lekë, ose 8.86% më shumë se në vitin 2022. Gjatë  vitit  2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,466,080 me një rritje prej 10.63% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.82% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 8.12% dhe risigurimi 0.06 %. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.94% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.06% të totalit të tregut.

Gjatë vitit 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6,959 milionë lekë, ose 1.89% më shumë se në  vitin  2022.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për vitin  2023 kapën vlerën 4,793 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 7.81% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë vitit 2023 arritën rreth 13,980 milionë lekë, ose 6.94% më shumë se në vitin 2022.

Produkti MTPL e brendshme, në  vitin  2023, pati një rritje prej 8.20% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.21% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në vitin 2023 pati një rritje prej 1.16% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 38.10% krahasuar me vitin 2022.

Produkti Sigurim Kufitar, në  vitin  2023, pati një rritje 1.11% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me vitin  2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 11.58%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë vitit  2023 arritën rreth 8,917 milionë lekë, 12.03% më shumë se në  vitin  2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 0.01% krahasuar me  vitin  2022.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë  vitit  2023, patën një rritje me 13.16% kundrejt vitit 2022.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë vitit 2023 siguruan mbi 3,893 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 64.40%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 25.90% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë  vitit  2023, vihet re një rritje prej 15.73% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.79% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me  vitin  2022.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë  vitit  2023, arritën në rreth 1,372 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 1.04% në krahasim me  vitin  2022.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë  vitit  2023, arritën rreth 1,859 milionë lekë, ose 10.31% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë  vitit  2023 u rrit me 1.89% krahasuar me vitin 2022. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit te motorik me rreth 4,793 milionë lekë, apo 68.87% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

RAPORTI I PLOTË

2023

Ecuria e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-dhjetor 2022

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-dhjetor 2022 kapën vlerën 21,033 milionë lekë, ose 9.16% më shumë se në janar-dhjetor 2021. Gjatë periudhës janar-dhjetor 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,325,231 me një rritje prej 12.93% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.75% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.01%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 37.84% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 62.16% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-dhjetor 2022, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6,830 milionë lekë, ose 2.39% më shumë se në periudhën janar-dhjetor 2021.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-dhjetor 2022 kapën vlerën 4,445 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 11.53% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-dhjetor 2022 arritën rreth 13,073 milionë lekë, ose 10.06% më shumë se në periudhën janar-dhjetor 2021.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-dhjetor 2022, pati një rritje prej 6.37% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 3.90% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-dhjetor 2022 pati një rritje prej 38.23% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 62.10% krahasuar me periudhën janar-dhjetor 2021.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-dhjetor 2022, pati një rritje 11.39% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-dhjetor 2021. Edhe numri i kontratave u rrit me 21.18%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-dhjetor 2022 arritën rreth 7,959 milionë lekë, 7.71% më shumë se në periudhën janar-dhjetor 2021. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 9.15% krahasuar me periudhën janar-dhjetor 2021.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-dhjetor 2022, patën një rritje me 4.93%  kundrejt periudhës janar-dhjetor 2021.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-dhjetor 2022 siguruan mbi 3,308 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 64.85%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 24.72% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-dhjetor 2022, vihet re një rritje prej 4.99% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.55% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-dhjetor 2021.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-dhjetor 2022, arritën në rreth 1,387 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 14.11% në krahasim me periudhën janar-dhjetor 2021.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-dhjetor 2022, arritën rreth 1,685 milionë lekë, ose 17.84% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-dhjetor 2022 u rriten me 2.39% krahasuar me janar-dhjetor 2021. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 4,445 milionë lekë, apo 65.08% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

EmërtimiVlerat (në 000 lekë)Ndryshimi
(në %)
janar-dhjetor 20222021202222/`21-1
Dëmi mesatar
MTPL e brendshme 180 1958.31
Karton Jeshil 850 560(34.12)
Kasko 118 110(6.63)

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-dhjetor 2022, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar-dhjetor 2022, ju lutemi klikoni këtu.

Burimi: AMF


[1]Tek dëmet e paguara janë përfshirë dhe Dëmet objekt Fond i Kompensimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit

2022

ZHVILLIMET KRYESORE TË TREGUT TË SIGURIMEVE JO-JETË JANAR-DHJETOR 

2021

Ecuria e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-nëntor 2021 Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-nëntor 2021 kapën vlerën 17,370 milionë lekë, ose 17.59% më shumë se në janar-nëntor 2020. Gjatë periudhës janar-nëntor 2021, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,055,799 me një rritje prej 23.12% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.69% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.16%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.51% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.49% të totalit të tregut. Gjatë periudhës janar-nëntor 2021, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6,001 milionë lekë, ose 11.88% më pak se në periudhën janar-nëntor 2020, ndikuar kryesisht nga pagesa e pjesës më të madhe të dëmshpërblimeve për tërmetet e fund vitit 2019 gjatë vitit të kaluar. Ndërkohë dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-nëntor 2021 kapën vlerën 3,629 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 25.35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sigurimi i Detyrueshëm Motorik Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-nëntor 2021 arritën rreth 10,681 milionë lekë, ose 13.71 % më shumë se në periudhën janar-nëntor 2020. Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-nëntor 2021, pati një rritje prej 9.05% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 11.16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-nëntor 2021 pati një rritje prej 30.35% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 62.71% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2020. Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-nëntor 2021, pati një rritje 132.07% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-nëntor 2020. Edhe numri i kontratave u rrit me 158.47%. Sigurimi Vullnetar Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-nëntor 2021 arritën rreth 6,689 milionë lekë, 24.35% më shumë se në periudhën janar-nëntor 2020. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 21.00% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2020. Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-nëntor 2021, patën rritje me 23.85% kundrejt periudhës janar-nëntor 2020. Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-nëntor 2021 siguruan mbi 3,168 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 59.89%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 30.48% të totalit. Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-nëntor 2021, vihet re një rritje prej 35.10% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 10.19% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-nëntor 2020. Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-nëntor 2021, arritën në rreth 1,077 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 14.52% në krahasim me periudhën janar-nëntor 2020. Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-nëntor 2021, arritën rreth 1,244 milionë lekë, ose 24.17% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. *[1]Dëmet e Paguara Bruto Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-nëntor 2021 u ulën me 11.88% krahasuar me janar-nëntor 2020. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 3,629 milionë lekë, apo 60.47% të totalit të dëmeve të paguara bruto. Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Ecuria e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-nëntor 2021

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-nëntor 2021 kapën vlerën 17,370 milionë lekë, ose 17.59% më shumë se në janar-nëntor 2020. Gjatë periudhës janar-nëntor 2021, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,055,799 me një rritje prej 23.12% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.69% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.16%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.51% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.49% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-nëntor 2021, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6,001 milionë lekë, ose 11.88% më pak se në periudhën janar-nëntor 2020, ndikuar kryesisht nga pagesa e pjesës më të madhe të dëmshpërblimeve për tërmetet e fund vitit 2019 gjatë vitit të kaluar.

Ndërkohë dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-nëntor 2021 kapën vlerën 3,629 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 25.35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-nëntor 2021 arritën rreth 10,681 milionë lekë, ose 13.71 % më shumë se në periudhën janar-nëntor 2020.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-nëntor 2021, pati një rritje prej 9.05% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 11.16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-nëntor 2021 pati një rritje prej 30.35% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 62.71% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2020.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-nëntor 2021, pati një rritje 132.07% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-nëntor 2020. Edhe numri i kontratave u rrit me 158.47%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-nëntor 2021 arritën rreth 6,689 milionë lekë, 24.35% më shumë se në periudhën janar-nëntor 2020. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 21.00% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2020.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-nëntor 2021, patën rritje me 23.85% kundrejt periudhës janar-nëntor 2020.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-nëntor 2021 siguruan mbi 3,168 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 59.89%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 30.48% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-nëntor 2021, vihet re një rritje prej 35.10% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 10.19% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-nëntor 2020.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-nëntor 2021, arritën në rreth 1,077 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 14.52% në krahasim me periudhën janar-nëntor 2020.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-nëntor 2021, arritën rreth 1,244 milionë lekë, ose 24.17% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-nëntor 2021 u ulën me 11.88% krahasuar me janar-nëntor 2020. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 3,629 milionë lekë, apo 60.47% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

ZHVILLIMET KRYESORE TË TREGUT TË SIGURIMEVE JO-JETË JANAR-TETOR 2021

ZHVILLIMET KRYESORE TË TREGUT TË SIGURIMEVE JO-JETË JANAR-SHTATOR 2021

ZHVILLIMET KRYESORE TË TREGUT TË SIGURIMEVE JO-JETË JANAR-GUSHT 2021

Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-jetë Janar-Korrik 2021

Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-jetë Janar-Qershor 2021

Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-jetë Janar-Maj 2021

Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-jetë Janar-Prill 2021

Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-jetë Janar-Mars 2021

Zhvillimet kryesore të tregut të sigurimeve jo-jetë Janar-Shkurt 2021

ZHVILLIMET KRYESORE TË TREGUT TË SIGURIMEVE JO-JETË JANAR 2021

2020
ZHVILLIMET KRYESORE TË TREGUT TË SIGURIMEVE JO-JETË PËR JANAR-DHJETOR 2020
ZHVILLIMET KRYESORE TË TREGUT TË SIGURIMEVE JO-JETË JANAR-NËNTOR 2020.
ZHVILLIMET KRYESORE TË TREGUT TË SIGURIMEVE JO-JETË JANAR-TETOR 2020.
ZHVILLIMET KRYESORE TË TREGUT TË SIGURIMEVE TË JO-JETËS JANAR-SHTATOR 2020.
ZHVILLIMET KRYESORE TË TREGUT TË SIGURIMEVE JO-JETË JANAR-GUSHT 2020.
ZHVILLIMET KRYESORE TE TREGUT TE SIGURIMEVE JO-JETE JANAR-KORRIK 2020
ZHVILLIMET KRYESORE TË TREGUT TË SIGURIMEVE JO-JETË JANAR-Qershor 2020.
ZHVILLIMET KRYESORE TË TREGUT TË SIGURIMEVE JO-JETË JANAR-MAJ 2020.
ZHVILLIMET KRYESORE TË TREGUT TË SIGURIMEVE JO-JETË JANAR-PRILL 2020.
ZHVILLIMET KRYESORE TË TREGUT TË SIGURIMEVE TË JO-JETËS JANAR-MARS 2020.
ZHVILLIMET KRYESORE TË TREGUT TË SIGURIMEVE JO-JETË JANAR-SHKURT 2020.
2019

Informacion

  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Historik i shkurtër
    • Struktura
    • Anëtarët
    • Bashkepunime Institucionale
  • Legjislacioni
    • Ligje
    • Akte nenligjore
  • Edukimi Financiar
    • Edukimi i Konsumatorit
    • Trajnime
    • Fjalori i Termave
  • Publikime
    • Newsletter
    • Statistika mbi tregun e sigurimeve
    • Gjeografia e Tregut të Sigurimeve
  • Media
    • Shkrime
    • Prezenca ne Media
    • Galeria e fotove
  • Kontakt

Na gjeni nË

  • Rruga Myrtezim Këlliçi, Tiranë, Albania

© 2021, Shoqata e Siguruesve te Shqiperise.
All Rights Reserved by Instive LLC